BRITANI E MADHE- Një tragjedi është shmangur. 48 migrantë u shpëtuan jashtë Gjirit të Somme nga shpëtimtarët e detit SNSM nga Tréport dhe Cayeux-sur-Mer. Ata janë shoqëruar nga zjarrfikëset dhe një ekip mjekësor. Ngjarja ka ndodhur të shtunën e sotme, në orën 6:15 të mëngjesit, për shkak të problemeve në motor.
Në bord, 48 emigrantë që po kalonin Kanalin e La Manch me shpresën për të arritur në Angli me një varkë gjysmë të ngurtë, 8 metra të gjatë. Ata ishin kryesisht shqiptarë dhe kryesisht meshkuj. Por nga 48, 5 ishin gra, ndërsa 3 të tjerë ishin fëmijë.
Pasi u nxorrën nga deti, ekipet e shpëtimit i dërguan të shpëtuarit në spital, për një vizitë të shpejtë mjekësore. /Marrë nga france3-regions.francetvinfo.fr