Autoritetet italiane kanë arrestuar një 28-vjeçar shqiptar pasi ka keqtrajtuar dhe kërcënuar nënën e tij.

Mediat italiane bëjnë me dije se policia në Città di Castello ka arrestuar një 28-vjeçar shqiptar, banues në Umbertide pasi dyshohet se ka sulmuar disa herë nënën e tij, duke u detyruar të plotësojë kërkesat e vazhdueshme për para.

Një muaj më parë, gruaja iu drejtua policisë për ndihmë pasi djali e saj e kishte kërcënuar me vdekje pse ajo refuzoi t’i japë para. Ai si i çmendur i kishte prishur shtëpinë duke thyer mobilje dhe elektroshtëpiake. Por vetëm falë ndërhyrjes së policisë u shmangën pasojat më të rënda të kësaj ngjarje. I riu u arrestua por, gjykata e Perugias vendosi të lehtësonte masën kufizuese duke e urdhëruar të largohej nga shtëpia e familjes dhe të mos afrohej më nënën e tij.

Nga hetimet e mëpasshme të policëve rezultoi se kërkesat për para dhe keqtrajtimi vazhdonin prej disa kohësh, me sulme të vazhdueshme dhe qëndrime të dhunshme. Në këto kushte, Prokuroria Publike e Perugias i kërkoi gjyqtarit masën e paraburgimit në burg, duke hipotezuar edhe krime të rënda si zhvatja. Kërkesa u pranua nga gjyqtari dhe policët u paraqitën në shtëpinë e 28-vjeçarit.

Ata e arrestuan dhe e çuan në burgun e Capanne me akuzën për agresion të vazhdueshëm dhe qëndrime të dhunshme.