Sarandë. Mësohen fjalët e fundit të Armando Kozma, i cili ndërroi jetë pasi u shemb tenda e kalçetos ku ai po luante futboll bashkë me vëllain dhe babanë.

‘Më ndihmoni…’- ishin fjalët e fundit të 22-vjeçarit.

Në momentin kur ranë hekurat e kalçetos kanë qenë rreth 20 persona që po luanin futboll dhe është ndërprerë energjia elektrike. Pronari i objektit dhe punonjësit janë shoqëruar në polici ku janë marrë në pyetje dhe më pas janë lënë të lirë, pasi ngjarja është konsideruar aksidentale.

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e djeshme teksa i riu po luante, ku si pasojë e motit të keq, mbajtëset e kalçetos kanë rënë, duke lënë të plagosur rëndë 22-vjeçarin.I riu u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi që t’i mbijetojë plagëve të marra.