Arbër Hajdari, prej disa muajsh është bërë baba i një vajze. Opinionisti i ‘Big Brother VIP Albania’, nuk ka zbuluar ende një foto të vogëlushes apo emrin e saj, por në intervistën e fundit i tha të gjitha.

Ai zbuloi në ‘Cherry on Top’ se vajzës i kanë vendosur emrin Raina. Madje ai shton se ndihet keq që nuk po arrin të kalojë më shumë kohë me të.

“Ia kemi vënë emrin Raina, më ngjan mua. Kam nisur të ndihem keq, për faktin që nuk jam afër Rainës. Një llogari nuk e kam bërë, që rritet shumë shpejt. Fëmija ka një rëndësi të madhe në jetën e çdo prindi. Kur të mbarojë Posti, do reflektoj për kohën që do ti kushtoj Rajnës”

Arbri tha se mezi ka pritur që të përfundojë spektakli i Big Brother, në mënyrë që të kalojë kohë me të bijën.

“Nuk kam mundur të kaloj kohë me të, përveç dy të dielave. Rriten shpejt dhe kanë nevojë vetëm për prezencën tonë”, tha ai.