Mediat greke kanë publikuar momentet fare pak para aksidentit të ndodhur në Greqi ku një 21-vjeçar i cili sipas mediave greke thuhet se është shqiptar përplasi për vdekje shpërndarësin e picave.
Në pamjet e nxjerra, makina me shpejtësi marramendëse kalon në rrugë dhe vetëm pak metra pasi zhduket nga kamera përplas për vdekje 47-vjeçarin, baba të dy fëmijëve.
Të pranishmit që panë ngjarjen vrapuan menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë personit të përplasur por 47 vjeçari humb jetën në vend.
Mediat greke raportojnë se shqiptari, makinën me të cilën udhëtonte me shpejtësi të madhe e kishte marrë hua tek kushëriri i tij.
Ndërkohë ai raportohet se nuk ka patentë për të ngarë makinën madje pas testeve rezultoi se ishte i dehur.