Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Dragostunjë.

Një makinë që po udhëtonte me shpejtësi ka humbur kontrollin dhe ka përplasur dy makina të parkuara në anë të rrugës duke i hedhur këto të fundit ne humnerë gjatë natës.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka të lenduar por dy makinat në humnerë janë shkatërruar plotësisht.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila ka kryer veprimet proceduriale për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë është dashur ndërhyrja e vinçit që të nxirren mjetet nga humnera.