Policia e Lezhës ka sekuestruar lëndë narkotike e dyshuar kanabis brenda një automjet ku ndodheshin disa persona dhe ka bërë ndalimin e tyre.

Blutë e Lezhës kishin informacion për posedimin e lëndës narkotike dhe kishin ngritur postbllok në superstradën drejt Laçit në dalje të Lezhës.

Pasi janë ndaluar nga policia, njeri prej tyre ka tentuar të largohet, por është neutralizuar nga afektivët të cilët qëlluan me armë në ajër gjatë operacionit.

Ata janë ndaluar dhe po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen, ndërsa lënda e dyshuar kanabis do të analizohet dhe identifikohet nga marrja në pyetje e personave që ndodheshin në makinë se kujt i përkiste.