SHBA- Biznesmeni i njohur shqiptar, Elton Ilirjani godet sërish.
I njohur për qëndrimet dhe mendimet e hapura, ai mbetet në qendër të vëmendjes së medias dhe rrjeteve sociale.
Pej kohësh ai është një aktivist ndërkombëtar i të drejtave të komunitetit LGBT+, ndërsa gjithmonë e më shumë po fiton famë në New York, ku edhe ka rezidencën e tij.
Së fundmi, Eltoni ka ndarë me ndjekësit një video ku duket duke sfiluar në rrugë me taka të larta, ndërsa ka njoftuar se do jetë pjesëmarrës në një event shumë të rëndësishëm, siç është Java e Modës në New York.
“Taka të larta në rrugë me gurë. Duke u praktikuar për javën e modës në New York. Këtë herë në skenë,”-shkruan Elton përbri videos, duke treguar se do të sfilojë.