“Më thoshte kam një hall. Qante” Kjo është dëshmia e motrës së Martin Çeços. Ka ardhur nga Greqia për të qenë pranë familjes e cila tashmë ka hapur dyert e mortit.

Martin Çeço vëllai 26 vjeçar i cili rezultonte i zhdukur prej 12 qershorit 4 ditë më pas (16 qershor) u gjet i mbytur në rezervuarin e fshatit Kolanecit, Maliq, ndërsa sot, dy ditë më pas policia konfirmon se i riu është mbytur me litar dhe për këtë ngjarje janë arrestuar 3 persona.

“Më tregonte se e kërcënonin. I thoja çfarë halli ke, tregoji motrës por nuk më tregonte qante” thotë motra e tij.

Sipas hetimeve i riu Martin Çeço është vrarë për arsye xhelozie. Policia ka vënë në pranga tre persona të dyshuar për krimin Bleti Angjo dhe dy kushërinjtë Valter dhe Edlir Molla.

Ngjarja është zbardhur nga shenjat e dhunës në trupin e viktimës dhe dëshmia e vajzës me të cilën ai shoqërohej muajt e fundit 26 vjeçari.

E reja u ka treguar hetuesve se më herët ka qenë e lidhur me një prej autorëve i cili e ka vrarë 26-vjeçarin për xhelozi.

Familja ka hapur dyert e mortit ndërsa ngjarja e rëndë ka tronditur psikologjikisht dhe të atin. Ai është shtruar në spital pasi nuk mundi të përballonte psikologjikisht humbjen e djalit.

Pas humbjes së kryefamiljares, Martini dhe i ati jetonin të vetëm.