Talo Çela ka lëvizur lirisht në qytetin e Elbasanit, ndërsa rivalit të tij, Nuredin Dumanit iu bë atentat me armë në fshatin Papër.

Ndonëse Talo Çela është një nga personat më të kërkuar nga policia, në momentin kur Dumani u qëllua me breshëri armësh dhe mbeti i plagosur, ai ndodhej në një kafe në fshatin Xhyrë.

Kamerat e sigurisë, kanë parë Talo Çelën që ka qenë me dy persona të tjerë në lokal rreth orës 17:35.

Sakaq, Dumani i cili në atentat mbeti i plagosur me një plumb në shpinë, është transferuar së fundmi për kurim në spitalin e burgut.

Ndaj tij gjykata dha masën arrest me burg.

Mendohet se Dumani kishte shkuar në Elbasan për të kryer një atentat, por ra vetë ai në pritë, ndoshta pas një dekonspirimi të mundshëm.