• Pesë persona kanë përfunduar në qeli pasi kanë kërcënuar presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën. • Në pranga janë vënë shtetasit Redian Haxhi, Petrit Selmani, Brajan Selmani, Santiago Selmani dhe Nazmi Selmani. • Një prej të arrestuarve, Nazmi Selmani është president i klubit të futbollit, Iliria. • Sipas informacioneve presidenti i klubit “Iliria” ka kërcënuar Dukën se pse nuk i merr djalin te Kombëtarja. • Bëhet fjalë për Gentian Selmanin, portierin e ekipit të Tiranës. • Rreth orës 21:30, ata e kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik Dukën, dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa.

“Pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt”/ Zbardhet mesazhi që presidenti i klubit “Iliria” i dërgoi Dukës para se t’i shkonte në banesë

DURRËS- Është zbardhur mesazhi që presidenti i klubit të futbollit “Iliria”, Nazmi Selmani i ka dërguar drejtuesit të FSHF-së para se t’i shkonte në banesë për ta kërcënuar, i shoqëruar dhe me 4 persona të tjerë. Mes këtyre persona ishin dhe djemtë e tij.

Në mesazh, Nazmi Selmani, i shkruan Dukës: “…..pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt…”.

Një nga fëmijët e Selmanit, sipas raportimeve, ka qenë dhe shkaku i kësaj ngjarje. Kjo sepse Gentian Selmani, i cili aktivizohet si portier në ekipin e Tiranës, nuk është thirrur në Kombëtare.

“Pse nuk më merr djalin te Kombëtarja”/ Zbardhet arsyeja e kërcënimit, presidenti i klubit “Iliria” bashkë me dy djemtë e tij i shkuan Dukës te shpia dhe …

DURRËS- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me arsyet e kërcënimit të presidentit të FSHF-së, Armand Duka nga presidenti i Klubit “Iliria”, dy futbollistë dhe disa persona të tjerë.

Për ngjarjen e raportuar në pranga janë vënë në pranga presidenti i klubit “Iliria”, Nazmi Selmani, dy futbollistët, Santiano Selmani e Brajan Selmani dhe shtetasit Redian Haxhi e Petrit Selmani.

Sipas informacioneve presidenti i klubit “Iliria” ka kërcënuar Dukën se pse nuk i merr djalin te Kombëtarja. Bëhet fjalë për Gentian Selmanin, portierin e ekipit të Tiranës. Rreth orës 21:30, ata e kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik Dukën, dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa.

Kërcënuan me mesazhe kreun e FSHF dhe më pas i shkuan në banesë/ Zbardhen EMRAT e pesë të arrestuarve, një prej tyre president i një klubi futbolli

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar pesë persona dhe ka proceduar dy të tjerë pasi kanë kërcënuar me mesazhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën. Në pranga janë vënë shtetasit Redian Haxhi, Petrit Selmani, Brajan Selmani, Santiago Selmani dhe Nazmi Selmani.

Një prej të arrestuar, Nazmi Selmani është president i klubit të futbollit, Iliria. Sipas informacioneve këta persona mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30 kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës Dukën, dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij.

Kërcënuan presidentin e FSHF, pesë persona përfundojnë në pranga, dy procedohen penalisht

DURRËS- Pesë persona kanë përfunduar në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht, pasi kanë kërcënuar me mesazhe presidentin e Federeatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën.

Sipas policisë, këta persona kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës Dukën, dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës

Kërcënuan me sms për shkak të detyrës 62-vjeçarin, Policia kap dhe vë në pranga 5 shtetas si dhe procedon penalisht dy të tjerë.

Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

R.L. 30 vjeç, P.S, 26 vjeç, B.S, 20 vjeç, S.S, 22 vjeç, dhe N.S, 57 vjeç, të gjithë banues në Krujë. Si dhe u proceduan ne gjendje të lirë shtetasit A.S, 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë.

Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi: Më datë 30.08.2024, rreth orës 21:30, kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës shtetasin A.D, 62 vjeç, banues ne Durrës dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan punën, duke lokalizuar, kapur dhe shoqëruar në Komisariat personat e dyshuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i pesë shtetasve dhe procedimi në gjendje të lirë i dy të tjerëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim.