Greqi- Ngjarje e rëndë në Patra të Greqisë.
Një 17 vjeçar ka marrë makinën e të atit dhe ka dalë me 3 shokët e tij, pa leje drejtimi.
Teksa i jepte makinës përtej shpejtësisë së lejuar, ai përplasi për vdekje një motoçiklist 64-vjeçar.
Aksidenti automobilistik ka ndodhur rreth orës 17:00 pasdite të së hënës (13.06.2022) në Midilogli të Patrës.
Policia ka vënë në pranga 17 vjeçarin ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.





