Ngjarja ka ndodhur në Rodos të Greqisë. Arsyeja e sherrit ka qenë banale, për një motoçikletë.
Ishte shqiptari ai që i denoncoi dy italianët në Polici duke u shpjeguar efektivëve se e kishin ftuar në dyqanin e tyre, i lidhën gojën e gjymtyrët, duke e futur në magazinë. Aty e torturuan, por më në fund ai ia kishte dalë që të arratisej. Pas marrjes së denoncimit, Policia ka shkuar në dyqanin e 46-vjeçarit ku edhe kanë konfiskuar tre thika, një sëpatë, një litar dhe sende të tjera që linin të kuptonin se aty dikush ishte mbajtur peng.
Në dëshminë e tyre, të arrestuarit deklaruan se kishin blerë një motor tek shqiptari, me çmim fillestar 4500 euro, por në fund pasi nuk kishin aq para ranë dakord për 1 mijë më pak. Megjithatë shqiptari si përfundim mori vetëm 2500 euro. Pasi italianët nuk i jepnin pjesën tjetër, ai u ishte futur në shtëpi dhe i kishte vjedhur para apo bizhuteri.
Italianët i mohojnë akuzat e rrëmbimit dhe torturës ndaj shqiptarit duke thënë se ishte vetë 38-vjeçari që kishte shkuar në dyqanin e tij dhe në një moment ka marrë thikën dhe e ka sulmuar. Më pas italiani ka tentuar të mbrohet, duke pretenduar se ishte plagosur nga shqiptari, citon Protothema, transmeton Noa.al.
46-vjeçari kishte pohuar gjithashtu se në një moment, pasi e ka goditur shqiptarin në hundë, ai ka marrë një kabllo dhe e ka lidhur për vetëmbrojte, duke qenë se sipas tij, shqiptari e kishte kërcënuar me jetë nga familja. Më pas i ka lidhur këmbët dhe i ka zënë gojën që të mos bërtiste pasi kishte frikë se mund të kishte njerëz që mund të shoqëronin. Lidhur me akuzën e mbajtjes së armëve, të dy personat kishin deklaruar se ishte vetëm një thikë kuzhine, ndërsa për pilulat e drogës, 35-vjeçari merrte një pjesë për shkak të problemeve shëndetësore. Madje ai pretendoi se kishte një recetë mjekësore.