Ditën e djeshme u gjet e pajetë në banesën e saj, nëna e Pirro Dhimës, Lefteria Dhima. Lajmin e konfirmoi dhe Policia, e cila tha se kishte dyshime se 75 vjeçarja kishte ndërruar jetë prej 3-4 ditësh. Ajo jetonte e vetme në Himarë, ndërsa djali i saj, Pirro Dhima jetonte në Amerikë.
Të shumta kanë qenë kritikat për ish peshëngritësin i cili mohoi vendlindjen e tij dhe fitoi 3 medalja ari me Greqinë dhe një prej tyre është edhe Behar Ramadani. Përmes një postimi në rrjetet sociale, mesfushori shkodran i Flamurtarit ka publikuar shkrimin e bamirësit, Ilir Hoxholli, ndërsa nuk është kursyer as vetë duke “sulmuar” Dhimën që kishte braktisur nënën e tij.
“Çdo fjalë ofenduese është pak për atë që meriton ti, kampion k…”, shkruan Ramadani në postimin e tij.
Mesazhi i Ilir Hoxhollit:
Hej “Kampion” nena ajo qe te rriti, vdiq, e gjeten komshinjte. Sot eshte dita fiks, nje Tetor, dita te moshuarve. E kishe per turp te quheshe shqiptar “kampion” por nenen, nenen mos e harro, se te mbajti ne bark 9 muaj, te dha qumesht, te beri te forte “kampion”, qumeshti dhe sakrificat e saja te ben ky qe je sot. E di pse shkruajta per ty “kampion” qe te kuptojme ne te tjeret se si nuk duhet te jemi ne jete “kampion”.
Se jeta nuk eshte medalje, fame, e te besh moral, kur nenen tende e ke harruar. E gjeten komshinjte te dekompozuar, mbase sa dite me pare ka vdekur, mbase nje gote uje do te deshironte ne fund. Iku shpetoi ajo nene dhe shume te tjera nga kampionet e televizioneve, nga medaljet, dekoratat, nga hipokritet qe nenat e tyre i kane nxjerre nga shtepite.