Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në aksin Librazhd-Elbasan, ku një 21-vjeçar humbi jetën në një aksident me makinë. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Mengel.
Automjeti me të cilin udhëtonte 21-vjeçari , Rei Palloshi doli nga rruga dhe për pasojë aksidenti rezultoi tragjik.
Dhimbja që la pas është e madhe për të gjithë të afërmit e tij dhe miqtë që e njohën. Në lidhje me ngjarjen tragjike kanë reaguar edhe mësuesit e të riut në shkollën kur dikur ishte nxënës.
Postimi i mësuesve:
Postimi i mësuesve:
‘Rei i reve të qiellit, i yjeve, i dritës së përjetësisë. Eshtë një vend në bankeë e tretë të mendimeve tona që do të jëtë përhere yti. Do të të kërkojmë në boritë e makinave buzë rrugës, do të dëgjojme tërë jetën zërin tënd: -Zyshat e mia. Do të mbetesh përjetësisht yni, Rei. Që nga Parajsa ti sot na përshendet mes yjeve’!