Home Top-Lajme Miniera Bitcoin në afërsi të Tiranës, që fiton 180 mijë dollarë në...

Miniera Bitcoin në afërsi të Tiranës, që fiton 180 mijë dollarë në muaj, konsumon energji sa 5 furra buke

YAN'AN, CHINA - AUGUST 23: Image shows the house in which the bitcoin mining machines used power illegally on August 23, 2017 in Yan'an, Shaanxi Province of China. Over 1,600 bitcoin mining machines were seized by police on August 23, since these machines illegally used the electricity of inter-mountain oil fields in Yan'an. (Photo by Zhang Jianquan/Huashang Daily/VCG)

Prodhimi i parasë digjitale Bitcoin po josh me mijëra persona në Shqipëri. Një fermë bitcoin është ndërtuar në një fshat pranë Tiranës dhe burimet thonë se përdor energjinë duke e vjedhur.

Nëse do të faturohej do të duhet të paguajë disa miliona lekë në muaj energji elektrike. Ngritja e një fermë me Bitcoin nuk mund të bëhet pa siguruar më parë mënyrën se si të vjedhësh energjinë elektrike. Energjia elektrike nuk mund të vidhet pa bekimin e një punonjësi të OSHEE-je ose të një polici. Prodhuesit e monedhës virtuale detyrohen të vjedhin energjinë, pasi në të kundërt për shumë vite atyre do t’u duhet të punojnë për investimin në fermë.

“Pse vidhet energjia? Sepse fitimi është kolosal nëse vidhet dhe është shumë i vogël dhe i papërfillshëm nëse energjia nuk vidhet. Në qoftë se unë merrem me Bitcoin dhe paguaj energjinë elektrikë ia vlen? Nuk ia vlen sepse kostot do t’i nxirrje për një kohë shumë të gjatë. Shumë persona që janë marrë me Bitcoin që në e saj e kanë parë që është shumë e vështirë mbajtja e një ferme për shumë kohë në Shqipëri, dhe kanë gjetur si zgjidhje Mitrovicën fermat e tyre i kanë ngritur atje pasi është në mes në Kosovës dhe Serbisë dhe nuk e paguajnë fare energjinë”, shpjegon eksperti i IT-së, Gent Progni.

Ujdia që bëjnë prodhuesit e kriptomonedhës me zyrtarët është e thjeshtë, duke i bërë ata aksionerë të fermës.

“Vidhet siç vidhet energjia në Shqipëri, lidh dy kabuj dhe e fut në sistem. Rëndom kemi dëgjuar që ndahen fitimet pra 30% të fitimit e merr personi që të mbulon”, thotë ai.

Pas fermave të mëdha të kriptomonedhës qëndrojnë njerëzit e që kanë shumë kapital dhe që duan ta mbajnë atë larg kontrollit të institucioneve. Ferma më e madhe në Shqipëri afërsisht prodhon 2-3 Bitcoin në muaj, afërsisht 180 mijë dollarë muaj.

“Një fermë e madhe është me 2000 mijë pajisje. Dhe sa energji eletrike do kjo fermë? Kjo harxhon sa 5 furra buke pra 10 milion lekë në muaj i do energji elektrike”, tregon Progni.