Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditë ne sotme në Durrës, ku ka humbur jetën një 54-vjeçare.

Policia ka njoftuar se gruaja është paraqitur në spital me plagë të rënda, të cilat ka deklaruar se i kishte shkaktuar vetë me thikë. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ajo nuk ka mundur të mbijetojë, duke humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 16:15, ka shkuar në Urgjencën e Spitalit Durrës, shtetasja A. D., 54 vjeçe, banuese në lagjen nr. 17 Durrës, e cila dyshohet është vetëplagosur me mjet prerës (thikë). Si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.