Një pakujdesi e mjekëve po i rrezikon jetën 43-vjeçares, Esmeralda Doku.
Djali i saj, Julio Doku, po kërkon ndihmë i dëshpëruar për shpëtimin e nënës së tij.
I riu ka bërë me dije se prej një kohe të gjatë e ëma është duke u përballur me një sëmundje e cila i ka ardhur si pasojë e një gabimi tragjik të bluzave të bardha.
Sipas Julios, mjekët përdorën te 43-vjeçarja një shiringë të pasterilizuar, e përdorur më herët te një tjetër pacient.
Si pasojë Esmeralda Doku mori një sëmundje të rëndë dhe aktualisht ka nevojë për një procedurë TIPS (Shunt Transjugular Intrahepatic Portosistemik) dhe një transplant të mëlçisë i cili mund të bëhet në Itali.
Për këtë arsye Julio u ka bërë apel shqiptarëve që ta ndihmojnë të shpëtojë nënën e tij, pasi trajtimi është tepër i kushtueshëm dhe familja e tij nuk mund ta përballojë ekonomikisht.