DIVJAKË- Një 31-vjeçar ka humbur jetën në aksident mesditën e sotme në Divjakë. I riu, i identifikuar si Dioran Dervishi, rreth orës 14:20 në fshatin Fierseman ka humbur drejtimin e automjetin tip “Ford” dhe ka rënë në një kanal me ujë. Por deri më tani mbeten të paqarta ende arsyet e aksidentit. Aktualisht, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga dhe për nxjerrjen e mjetit nga kanali ku ka përfunduar.

“Sot rreth orës 14:20, në fshatin Fierseman, shtetasi D. D., 31 vjeç, banues në Remas, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka rënë në një kanal me ujë dhe për pasojë ka ndërruar jetë,”- thuhet në njoftimin e policisë.