Aksident tragjik në berat. Mjeti i drejtuar nga një shofere, shtyp këmbësorin.
Burime bënë me dije se ngjarja ndodhi në aksin Rrugor, Berat-Poshnje, në fshatin Moravë.
Berat/Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:00, në aksin Rrugor, Berat-Poshnje, në fshatin Moravë, shtetasi A.N., duke drejtuar automjetin ka goditur me pasqyrë këmbësorin shtetasin K.R., 56 vjeç, i cili është rrëzuar në rrugë.
Më pas shtetasja E.Z., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, e ka shtypur shtetasin K.R., i cili ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.