Home Lajmi-Fundit Mjeti i policisë përplaset keq me “Benz-in”

Mjeti i policisë përplaset keq me “Benz-in”

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Dimal – Lushnjë në afërsi të fshatit Poshnjë

Në aksident është përfshirë një mjet policie dhe një mjet tip “Benz” me targa AA 780 DE

Si pasojë drejtuesi i Benz-it ka mbetur i dëmtuar dhe është dërguar në spitalin rajonal të Beratit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.