Si pasojë e këtij aksidenti, është plagosur drejtuesja e mjetit e cila është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Një tjetër aksident në vend. Në aksin rrugor Lezhë-Laç, mjeti humbi kontrollin duke u përmbysur në rrugë. Si pasojë e këtij aksidenti, është plagosur drejtuesja e mjetit Oldiana Margjini, 32-vjeç, e cila është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.
“Rreth orës 07:50, në rrugën e fshatit Pllanë, Lezhë në afërsi të shkollës, një mjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ku si pasojë ka marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë“, njofton policia.
Ky është aksidenti i 2-të për sot në vend. Në orët e para të mëngjesit, një 17-vjeçar u përplas nga një mjet, duke përfunduar në spital me lëndime të shumta në trup.
(a.b)/dosja.al