Aksident në aksin Elbasan-Bradashesh. Një mjet është karambaluar me një mjet tip Toyota duke e goditur nga prapa.
Si pasojë e këtij aksidenti nuk ka pasur lëndime, me përjashtim të tronditjes së drejtuesve.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila kreu veprimet proceduriale për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.
Gjatë ditëve të fundit rrugët në Elbasan janë monitoruar me rreptësi duke vënë në pranga 5 shoferë dhe duke ndëshkuar rëndë me gjoba e penalitete të tjera dhjetëra të tjerë. Marrë nga Infowebtv





