“Shpirti mamit ti” – publikohet mesazhi zanor i Ilaria Sulës, prindërit rrëfehen mes lotësh: Ma shkulën nga zemra… (Video)

Romë, prill 2025 – Emocione të forta dhe dhimbje e pafund për familjen Sula, e cila ka humbur vajzën e tyre 22-vjeçare, Ilaria Sulën, e vrarë mizorisht në Itali nga ish-i dashuri i saj, Mark Antony Samson, 23 vjeç me origjinë filipinase. Vajza ishte studente e statistikës në Romë dhe pritej të diplomohej së shpejti.

Prindërit e saj, Flamur dhe Gëzime Sula, kanë folur për televizionin italian RAI mes lotësh, duke ndarë dhimbjen e thellë dhe kujtimet me të bijën. “Nuk e di si do ia bëj pa Ilarian. Ishte gjithçka për mua. Ma shkulën nga zemra”, rrëfeu mamaja e saj me zërin që i dridhej.

Flamuri kërkoi drejtësi për vajzën e tij, duke dënuar mënyrën çnjerëzore të trajtimit të saj: “E vranë dhe e hodhën brenda një valixheje. Çfarë ishte ajo, një objekt? Vajza ime nuk ishte një triko, ishte njeri.”

Autori i dyshuar, së bashku me nënën e tij, tashmë janë arrestuar. Nëna e Samsonit, sipas hetimeve, ka ndihmuar për të fshehur trupin e pajetë. Gjesti i saj është dënuar fort nga familja Sula. “Ajo duhej të thërriste menjëherë ambulancën, jo të ndihmonte për ta hedhur,” deklaroi babai i Ilarias.

Për më tepër, pas vrasjes, Samson përdori telefonin e Ilarias për të dërguar mesazhe dhe për të devijuar hetimet, ndërsa ka shkuar edhe për të ngrënë me një nga shoqet e saj. Këto veprime, sipas autoriteteve, tregojnë një mungesë të thellë empatie dhe përpjekje për manipulim.

Në ceremoninë mortore të mbajtur në Itali, familja Sula falënderoi të gjithë ata që u solidarizuan me ta: “Faleminderit të gjithë studentëve, komunitetit shqiptar dhe italian, dhe forcave të policisë për mbështetjen dhe drejtësinë që kërkojnë për vajzën tonë.”

“Mommy’s sweetheart, you” – Ilaria Sula’s voice message published, her parents speak through tears: They tore her from my heart… (Video)

Rome, April 2025 – Heart-wrenching emotions and unbearable grief for the Sula family, who lost their 22-year-old daughter Ilaria Sula, brutally murdered in Italy by her ex-boyfriend, 23-year-old Filipino national Mark Antony Samson. Ilaria was studying statistics in Rome and was about to graduate.

Her parents, Flamur and Gëzime Sula, shared their pain in an emotional interview with Italian broadcaster RAI. “I don’t know how I’ll live without Ilaria. She was everything to me. They tore her from my heart,” her mother said tearfully.

Flamur Sula demanded justice for his daughter, condemning the inhuman manner in which she was treated: “They killed her and stuffed her into a suitcase. What was she, an object? My daughter wasn’t a sweater, she was a human being.”

Both Samson and his mother have been arrested. According to the investigation, Samson’s mother assisted in hiding the body. “She should have called an ambulance immediately, not helped him dump the body,” Flamur said in anguish.

After the murder, Samson reportedly used Ilaria’s phone to send messages pretending to be her, in an attempt to mislead the police. He even went out for dinner with one of Ilaria’s friends. Authorities say these actions reveal his manipulative and remorseless nature.

At the funeral held in Italy, the Sula family expressed heartfelt thanks to everyone who supported them: “Thank you to the police in Rome and Terni, to the students, classmates, and friends of Ilaria. Thank you to the Albanian and Italian communities for being with our family.”

The published audio message of Ilaria, titled “Mommy’s sweetheart, you,” remains one of the few memories her family has left, along with the dreams she never got to fulfill.