“Ftesë në 5” ka sjellë pamjet nga festa që organizoi mbrëmë Top Channel për Big brother VIP, ku merrnin pjesë jo vetëm protagonistët e BBV, por edhe shumë personazhe të tjerë.

Moderatorja Arbana Osmani, e cila zbuloi lajmin e ëmbël se është në pritje të një fëmije, zbuloi se Big Brother VIP 2 do të vijë në fund të janarit të vitit të ardhshëm.

Në media u tha se gjinia e bebit të Arbanës është vajzë, por dje Eduart Grishaj e hodhi poshtë këtë gjë duke thënë se ende nuk e dinin.

Ndërsa Sabiani zbuloi se vajza e tij, Kejsi ka marrë vendimin që të jetë pjesë e Big Brother VIP 2. Ndërsa Sara Hoxha, partnerja e Ledri Vulës u pyet nëse do e linte këngëtarin të ishte pjesë e reality show ndërsa ai u shpreh:

“Nuk e besoj se kemi gocën dhe duhet të kujdesemi të dy. Deri vitin tjetër, goca do flasë dhe duhet ta pyes gocën. Mua nuk më pyet njeri.”

Ajo që dimë të themi me siguri deri tani është se BBV do jetë më i gjatë në kohë se ky që mbaroi dhe premio për fituesin do jetë më shumë se 100 mijë euro.