MBRETËRI E BASHKUAR- Jeudevnik Selim Ahmati, është shqiptari i cili është shpallur në kërkim nga policia e Britanisë së madhe pasi të dielën ka sulmuar një burrë rreth të 30-tave në zonën Pier Road, Erith.
Selim-Ahmati është me origjinë nga Shqipëria dhe përshkruhet si person me trup mesatar me theks europianolindor.
Ai njihet që frekuenton rregullisht dyqanet e basteve dhe ka lidhje me zonat Bexley, Orpington dhe Greenëich.
“Nëse shihet Selim-Ahmati nuk duhet të afrohet, përkundrazi njerëzit duhet të telefonojnë menjëherë 999. Kushdo që ka ndonjë informacion i kërkohet të telefonojë policinë në numrin 101 ose të kontaktojë përmes Tëitter”-thuhet në njoftimin e publikuar nga policia londineze.