DURRËS- Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar ditën e sotme se lundrimet e trageve nga Durrësi në Bari janë anuluar për shkak të motit të keq. Me anë të një njoftimi në Facebook, thuhet se lundimet do të vazhdojnë në një moment të dytë kur kushtet e motit të kthehen në normalitet. Po ashtu bëhet me dije se lundrimet drejt Ankonës do të vazhdojnë pa asnjë problem.
Njoftimi i Autoritetit Portual Durrës:
Njoftim mbi anulimin e përkohëshëm të lundrimeve 20 tetor 2023 Si pasojë e motit të paqëndrueshëm që pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, kompanitë e lundrimeve kanë njoftuar se mbrëmjen e sotme do të pezullohen lundrimet e trageteve nga Durrësit drejt Barit(Itali) dhe anasjelltas. Referuar parashikimeve të autoriteteve detare forca e erës do të shkojë deri në 30 m/s, ndërsa dallgëzimi në det të hapur do të variojë nga 7-8 bft. Jemi në vigjilencë të plotë për monitorimin e situatës deri në rikthimin në normalitet të kushteve të motit. Lundrimet drejt Ankonës do të vijojnë normalisht.





