Lushnje- Ngjarje e rëndë në Lushnje.

Një 17-vjeçare ka goditur me thikë vëllain e saj 18 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm pas një konflikti të momentit.

18-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij

Policia Lushnje ka referuar materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për V. U., 46 vjeçe dhe vajzën e saj të mitur 17 vjeçe.

‘Dyshohet se vajza e mitur ka goditur me mjet prerës vëllanë e saj, 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, si edhe të dyja nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për shoqërimin e tyre në komisariat’, citon policia në njoftimin e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.