Gramoz Aliu i njohur si Mozzik gjatë ditës së sotme ka surprizuar fansat. Por, jo me një projekt muzikor siç jemi mësuar.

Reperi ka qethur flokët zero dhe ky po që ishte një ndryshim që nuk e prisnim nga ai. Mozzik publikoi një foto në Instastory ku dukej pa flokë.

Kujtojmë që disa ditë më parë në hyrje të vitit 2023 reperi u ndal një moment për t’i thënë diçka fansave të tij.

Përpos fjalëve klishe për më shumë fat dhe dashuri në këtë vit të ri, Mozzik la edhe një mesazh të rëndësishëm për shoqërinë.

Në ndryshim nga VIP-at e tjerë me urime për Vitin e Ri me foto familjare apo me fjalë të ëmbla, Mozzik ka uruar të gjithë në një mënyrë shumë origjinale.

“Urime njerëz ky fillim viti, paçi shëndet e të mira. Fokusohuni në punë, dashuri dhe lekë. Mbani shoqëri mos u bëni p*** se jeta është e bukur,”-shkruan Mozzik.