TIRANË- Valltarja e njohur, Liljana Cingu është ndarë nga jeta në moshën 70 vjecare. Cingu e nderuar me titullin “Nderi i Kombit” ishte nga valltaret më të mira shqiptare që krijoi një personalitet të sajin tipik jo vetëm në skenë, por edhe jashtë saj.
Cingu është nderuar nga presidenti shqiptar me urdhrin “Mjeshtër i madh” për kontributin e dhënë në vallen popullore shqiptare Cingu ishte valltare e njohur edhe Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore për merita të veçanta dhe kontribut në vallen popullore. Në vitin 1970 ka qene kulmi i Ansamblit në France ku ajo u nderua me çmimin “Gjerdani te Arte”.




