TIRANË- Është ndarë nga jeta një nga profesionistët e Policisë së Shtetit, komisar Edi Veli.

Ka qenë vetë Policia e Shtetit që ka ndarë sot foton e efektivit që ndërroi jetë për shkak të një arresti kardiak. Edi Veli ishte shef i Seksionit të Organit Administrativ Shtetëror, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

“Sot u nda para kohe nga jeta, në krye të detyrës, për shkak të një arresti kardiak, Komisar Edi Veli, shef i Seksionit të Organit Administrativ Shtetëror, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Edi ishte oficer karriere i Policisë së Qarkullimit Rrugor, i cili ka dhënë ndër vite kontributin dhe përkushtimin e tij të paçmuar, në kryerjen me profesionalizëm të detyrës. Një ngushëllim ka ardhur edhe nga Policia e Tiranës për humbjen e kolegut të tyre,”-shkruan në postimin e bërë Policia e Shtetit.