Është ndarë nga jeta në moshë të re prokurorja e Elbasanit, Erida Kokonozi.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka shprehur ngushëllimet e sinqerta familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta, të prokurores Erida Kokonozi, e cila e ushtronte detyrën në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Elbasan.

Zonja Kokonozi ka qenë një nga magjistratët e spikatur të sistemit të prokurorisë, e cila e ka nderuar figurën e prokurorit, duke treguar një shkallë të larte integriteti dhe profesionalizmi në ushtrimin e detyrës.

Komuniteti i prokurorëve do ta kujtojë znj. Kokonozi përherë me nderim, për kontributin e saj të çmuar në fushën e drejtësisë.

U shprehim ngushëllimet tona familjareve dhe të afërmve, për ndarjen e saj nga jeta.