Futbolli shqiptar sot është në zi pasi gazetari i sportit, Kostandin Grillo ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me Covid 19. 59-vjeçari po kurohej në Turqi por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua më tej.
Kush ishte Kosta Grillo:
Kostandin Grillo nuk është një emër pak i dëgjuar në Shqipëri, sidomos në fushën e gazetarisë dhe sportit. Grillo përveç se komentator ka qenë gjithashtu edhe menaxherë lojëtarësh.
Por gjithashtu edhe telashet për të nuk kanë qenë të pakta. Në vitin 2018, Grillo u shpreh se ishte tifoz i Kombëtares serbe, duke bërë që fjalët e tij të merrnin shumë reagime negative nga shumë ndjekës dhe kolegë të tij.
Ndërkohë që po kjo deklaratë i kushtoi Grillos vendin e punës në RTSH, pasi fill pas kësaj deklaratë, atë e hoqën nga puna.
Në vitin 2021, Grillo është kërcënuar nga një telefonatë anonime, në lidhje me postimet që, ky i fundit bënte në Facebook. Për këtë, Grillo u shpreh se nëse policia nuk bën punën e saj, ai do të kërkojë azil në ambasadat e huaja në vendin tonë.
Grillo u infektua me Covid në muajin gusht të këtij viti, ndërkohë që në 12 gusht gjendja e tij u rëndua, duke bërë që të nisej me urgjencë drejt Turqisë.
Por mesa duket as trajtimi në Turqi, nuk arritën që ta shpëtonin komentatorin, duke bërë që të humbte jetën në moshën 59-vjeçare.