Ndahet nga jeta papritur prokurori Durim Bedini.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton ndarjen nga jeta të prokurorit të Prokurorisë Elbasanit, Durim Bedini.

Prokurori ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme pas një komplikacioni akut shëndetësor, informon KLP duke shprehur ngushëllimet e përzemërta nga gjithë anëtarët e Këshillit për bashkëshorten dhe gjithë rrethin e tij familjar.

Bedini ishte një prokuror karriere me një eksperiencë të gjatë në disa prokurori të Republikës.

Ai ka qenë Kryeprokuror i Prokurorisë së Elbasanit për disa vite. Më pas u transferua drejtues i Prokurorisë në Kavajë.