Receta sekrete e suksesit për Cristiano Ronaldon, Lionel Messin dhe Karim Benzemanë? Duke ngrënë rregullisht alga deti. Pavarësisht se janë në të 30-at e tyre, superyjet botërorë po lulëzojnë ende në nivelet më të lartë. Yjet e futbollit botëror i bëjnë algat e detit një element kryesor të dietave të tyre super strikte dhe shumë ushqyese.

Kjo sipas gazetave spanjolle “Marca” dhe “Mundo Deportivo”, të cilat pretendojnë se të tre futbollistët janë ngrënës të rregullt të algave të detit.

Alga e detit është e mbushur me Spirulinë, e cila ka 70 për qind proteina dhe është e pasur me vitamina (A, B1, B2, C, D, E dhe K).

Gjithashtu thuhet se ky lloj ushqimi përshpejton metabolizmin dhe eliminon toksinat nga trupi me një ritëm më të shpejtë se sa do të ishte ndryshe.

Alberto Mastromateo, një kuzhinier privat i yjeve në Spanjë, është një adhurues i madh i konsumit të algave të detit. Në lidhje me këtë ushqim ai u shpreh: “Ato përmbajnë vlera të mëdha ushqyese. Sepse me një sasi të vogël merrni shumë proteina bimore, të cilat trupi i sintetizon edhe më mirë se proteinat shtazore.

Unë besoj në fuqinë e jashtëzakonshme ushqyese të mikroalgave, burimeve të pakrahasueshme të acideve yndyrore të pangopura omega 3 dhe lipideve të tjera të shëndetshme, vitaminave, karotenoideve, antioksidantëve etj. Kjo është arsyeja pse unë zakonisht përfshij spirulinën dhe klorellën në të gjitha pjatat e mia”, ka zbuluar kuzhinieri i famshëm.