VLORË- Një grua ka hyrë brenda ambienteve të gjykatës së shkallës së parë në Vlorë për të marrë pjesë në një seancë gjyqësore, por në momentin që ka kaluar në skaner, është dhënë sinjali për prani të një objekti metalik.
Gruaja ka tentuar për tu larguar nga skaneri për t’ju drejtuar një dalje gjyqi por është ndaluar nga siguria e gjykatës të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Pas mbërritjes së bluve i ka thënë se do shkonte vetë në makinë por mos t’a preknin pasi nuk e lejonte besimi këtë gjë pasi ishin të gjithë efektivë meshkuj.
Nuk dihet arsyeja e mbajtjes së thikës në gjykatë por burime bëjnë të ditur se dyshohet që thika të përdorej gjatë procesit gjyqësor. Thika ishte e përmasave të mëdha ndërsa është sekuestruar në cilësinë e provës materiale ndërsa gruaja është shoqëruar në komisariat.





