Humb jetën në spital një i ndaluar për vjedhje.

Ymer Bejkolli ka vdekur në spital pasi ndodhej në paraburgimin e IEVP Drenovë.

Mësohet se gjatë orëve të natës, shtetasi Ymer Bejkolli, ka shfaqur shqetësime dhe është dërguar në spital. Por edhe pse mjekët u kujdesën, ai ka ndërruar jetë.

Burimet bëjnë me dije se ky shtetas vuante nga diabeti.

Ai ishte arrestuar për vjedhjen e disa objekteve kulti si Kishë e Xhami në Korçë.

Trupi do i nënshtrohet ekspertizës. Ende nuk dihet nëse do të dalin përgjegjësi nga ky rast.