Një njoftim i rëndësishëm ka ardhur nga DPSHTRR për të gjithë ata shtetas të cilët kanë për të marrë patentën apo ta rinovojnë atë.

Njoftohet se prej muajit dhjetor, të gjithë shoferët do te duhet t’i nënshtrohen një interviste për njohuritë e tyre.

Sipas njoftimit Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor të gjithë shoferët do të pyeten për çështje të sigurisë në rrugë si kujdesin ndaj fëmijëve e pasagjerëve në kabinë, vëmendjen ndaj pedaluesve e këmbësorëve, sjelljen në trafik e në zonat urbane, pikat e nxehta të rrezikut, orientime mbi masat e reja nga ndryshimet në Kodin Rrugor.

Një tjetër çështje është edhe se qytetarit do t’i listohen gjobat që ka marrë gjatë drejtimit të mjetit. Shoferët do të informohen për këtë procedurë të re përmes një broshure që do të publikohet “online”