M. Murati, ish-Drejtori i Agjencisë Legalizimeve, është vetëdorëzuar në polici, pasi ishpallur në kërkim nën akuzë për ndërtim pa leje.

Mësohet se Murati kishte ndërtuar në portin e Sarandës një hotel 7 katësh, të cilin e kishte legalizuar më pas.

Po ashtu, ndaj Muratit rëndon edhe një tjetër akuzë, ajo e ngacmimit seksual. Mësohet se rreth një muaj më parë është bërë një denoncim për ngacmim seksual dhe kërkim favoresh seksuale në këmbim të një vendi pune.