Kryeministri Edi Rama ka kritikuar strukturat organizative të Partisë Socialiste duke i krahasuar ato, në sytë e publikut me strukturat e Partisë Demokratike.

Rama tha se për shkak të justifikimeve, në PS nuk janë afruar figura të reja, duke e lënë partinë pre e infektimeve, ndërsa shtoi se në sytë e të rinjve, politika shqiptare duket si një “klub çakenjsh”.

“Një parti politike dhe gjykimi i saj nga publiku dhe kthimi në një komunitet vlerash është si të pajtohesh me vetëkyçjen brenda një rrethi vicioz. I gjithë organizmi i partisë ekspozohet ndaj infektimit të gjendrave malinje sepse krijohen ngaqë shtyhet kura e duhur me justifikimin “nuk është ky momenti, më vonë”.

Kjo shtyrje e pafundme e përballjes e një kapitali të çmuar si PS, varfëron demokracinë duke e bërë politikën dhe ne kemi kontributin tonë fatkeq, ngjajmë me një cirk pelivanësh. Në sytë e publikut, të rinjve iu duket si klub çakenjsh.

Partia nuk mund të zgjohet kur vijnë zgjedhjet dhe nuk mbahet gjallë si moçal interesash në rrethet e të privilegjuarve dhe e vërteta e hidhur se pavarësisht dallimeve me rivalët tanë, pasqyra e partive tona, në sytë e komuniteteve të Shqipërisë ngjan si një copë e filmit ‘Koncert në vitin 1936’, ku kemi një tufë me drejtora.

Nëse duam një parti të rifitojë përsëri besimin e shqiptarëve, shembëlltyre e asaj parie kapardisur nëpër rrugë e nëpër kafene, duhet zhdukur nga sytë e popullit,” tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here