SUEDI – Nedim Bajrami është ylli i golave të shpejtë në Europë, me mesfushorin e Kombëtares shqiptare që ka tundur rrjetën në debutimin e tij në Europa League.

25-vjeçarit kuqezi i kanë mjaftuar vetëm 55 sekonda për të kaluar në avantazh Rangers përballë Malmos në transfertë.

Dessers bëri një lëvizje të bukur duke kaluar portierin dhe duke goditur me topin që u përplas në shtyllë, e më pas u kthye në këmbët e Bajramit, i cili me portën e boshatisur tundi rrjetën dhe festoi me “shqiponjë”.

Gjithashtu ky është dhe goli i parë me Rangers pas tre ndeshjesh për yllin shqiptar, i cili duket se fiksimi i tij i ri tashmë janë golat e shpejtë, me Bajramin që shënoi dhe rekord në Europian për golin e tij pas vetëm 24 sekondash përballë Italisë.