Nëna e Sabrina Bengajt ka rrëfyer momentin kur Elton Metaj i vrau vajzën në banesë, mbrëmjen e së premtes. Nëna thotë për mediat se 31-vjeçari e vrau të bijën me bukë në gojë.
“Po shkonte ora 10;20 vajza punonte, kur ishte turni i dytë unë dilja sepse ia kisha frikën atij njeriu. Kur isha ulur te karrigia më dukej nga frika që ka bërë terror vjet në shtëpinë tonë. unë e kuptova direkt vajzën e prita po hante bukë, ishte me bukë në gojë. Unë po vazhdoja punët. Sa e pashë që do hapte derën e jashtme, kur ai e hapi derën, thashë mos ky do jetë Eltoni. Kur e hapi derën me kallash. Unë vura kujën dhe me atë qetësinë time iu afrova dhe i thashë, e mora me të mirë: të lutem i thashë, ishe 10 muaj në burg, merre armën dhe ik pa të parë njeri, e ke bërë njëherë këtë terror. Ku është ajo më tha. Vajzën tjetër e kisha në dhomë edhe nusen. Del nusja dhe më thotë ma çfarë është. doli vajza me bukë dhe pjatë në dorë, i vuri automatikun , mos tha. Vajza i tha mos e godit atë se është shtatzënë, për nusen. Nxirrni Armandon tha për çunin, sa ktheu kurrizin çupa ai e goditi,” shprehet ajo.