GREQI- Tmerr në Larisa! Një nënë ka mbajtur për 42 vite në banesë vajzën e saj.
76-vjeçarja vdiq në shkallët e pallatit ku ajo jetonte, pasi po kthehej nga tregu, raportojnë mediat greke.
Pas vdekjes së saj, u zbulua se e moshuara mbante në banesë të fshehur vajzën, tashmë 51-vjeçe.
Me urdhër të prokurorit është thirrur Shërbimi Social i Bashkisë së Larisës dhe tashmë po heton për kushtet e jetesës së 51-vjeçares e cila sipas të njëjtave informacione duket se e ka kuptuar situatën. Hetimet po vijojnë për të kuptuar arsyen se përse gruaja është mbajtur në banesë për dekada të tëra.
Mësohet se babai i 51-vjeçares ka ndërruar jetë disa vite më parë.