Është tërhequr nga morgu trupi i pajetë i Aldi Ramës, 21-vjeçarit që ekzekutoi me armë zjarri, efektivin Saimir Hoxha, dy ditë më parë në Lezhë.
Behet me dije se trupi i pajetë është tërhequr nga nëna e të riut. Ajo do të kujdeset për ceremoninë mortore.
Ditën e sotme në orën 14:00 do të zhvillohet varrimi i 21-vjeçarit.
Ceremonia mortore do të zhvillohet në Durrës pasi aty jeton nëna e tij dhe dyert e mortit janë hapur nga ajo.
Policia ka marrë masat dhe po patrullon para shtëpisë së mamasë së 21-vjeçarit.