Ditën e sotme Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 27 vjeçar me iniciale F.U., i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Po ashtu u procedua penbalisht edhe nëna e tij shtetasja Z. U., 56 vjeçe e cila ka bashkëpunuar me djalin e saj për dhunën e ushtruar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme

Njoftimi i Policisë:
Durrës
Po nga specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasin F. U., 27 vjeç, si dhe u procedua penalisht nëna e tij, shtetasja Z. U., 56 vjeçe, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së shtetasit F. U.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.