Tiranë- ‘Mallkimi’ vazhdon ta ndjekë flotën e gjelbër në Tiranë. Shënohet avaria e radhës me autobusët e flotës së gjelbër.

Dhe ky është rasti i katërt brenda dy javëve.

Autobusi i linjës “Qytet Studenti-Jordan Misja” ka pësuar defekt dhe ka mbetur në mes të rrugës. Autobusi po dilte nga rruga “Jordan Misja” për të shkuar tek ish- stacioni i Trenit. Por ngeci. Kjo situatë ka krijuar trafik të dendur.

Nuk raportohet për persona të lënduar.

Aksidenti i parë ndodhi më 29 prill. Një autobus i linjës së “Unazës së Re” në Tiranë u përplas me një makinë, dhe përfunduan në mes të lumit të Lanës.