Kur u mendua se zjarret ikën, shënohet viktima e radhCs në Shqipëri. Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Sterbeg, Kryevidh të Kavajës.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se një 59-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë teksa përpiqej të shuante një zjarr që kishte rënë në tokën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50.
Sipas të dhënave zyartare duke tentuar të shuaj zjarrin në tokën e tij, është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë shtetasi R. P., 59 vjeç, banues në fshatin Sterbeg, Kryevidh, Kavajë.
Grupi hetimor ka administruar provat në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit,” njofton policia.