Një rast i rëndë abuzimi është zbuluar në Athinë, ku protagonistë janë babai dhe vajza e tij 12-vjeçare.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në Follorinë, ku gjithçka u zbulua për shkak të ndryshimit të sjelljes së vajzës në shkollë, gjë që solli dyshime tek mësuesit dhe fëmijët e tjerë.

Autoritetet nisën të mbajnë në vëzhgim vajzën, e cila dukej e distancuar dhe shumë e frikësuar gjatë gjithë kohës. Pas ngulmimit të psikologes së shkolis, vajza tregoi dramën e saj, ndërsa akuzoi babain se e kishte përdhunuar disa herë.

Pretendimet e saj u zbuluan pas analizave mjeko-ligjore që u kryen në spitalin e vendit, duke bërë që burri të arrestohet.