Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali për një familje shqiptare që prej kohësh jetonte aty.

Bëhet me dije sipas mediave të huaja se në Edolo të Brescia, një djalë i vogël 4-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë përpara syve të të atit. Ndër të tjera mediat italiane raportojnë se i mituri, Andrea Direxhai ishte duke drekuar me familjen e tij, kur papritur u mbyt nga ushqimi. Babai i vogëlushit 4-vjeçar lajmëroi me urgjencë ambulancën për t’i ardhur në ndihmë Andreas,por për vogëlushin kjo ishte fatale.

Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje tentuan t’i jepnin ndihmën e shpejtë 4-vjeçarit, por fatkeqësisht nuk mund të bënin asgjë për vogëlushin shqiptar.

Teksa ngjarja ka prekur gjithë opinionin publik Kryetari i Bashkisë së Edolo në Itali, Luca Masneri ka shprehur ngushëllimet për prindërit e Andreas, për humbjen e rëndë.