Një 28 vjeçare ka përfunduar në spital pasi shkoi për të bërë një rregullim të vetullave dhe për t’i ngjyrosur ato te një estetiste.

Ngjarja ka ndodhur në Britani, ndërsa sipas mediave atje, vajza ka përfunduar me dëmtime të rënda në sy, pas një shoku alergjik.

Danielle Hubbard shkoi të bënte një trajtim estetik para se të nisej me pushime në Maltë, por gjërat duket se nuk shkuan aspak sipas planit, pasi rezultoi se ajo ishte alergjike ndaj substancave që estetistja kishte përdorur.

Ajo u kthye në sallon për t’u ankuar dhe për të marrë një rimbursim, por thotë se estetistja refuzoi dhe u tregua indiferente edhe pse vajza kishte përfunduar në atë gjendje.

Danielle më pas mori një avokat, i cili zbuloi se salloni estetik në fakt funksiononte në mënyrë të jashtëligjshme.